“Ligji i ri degjeneron bashkëpronësinë”/ Zhllima: Rritet çmimi për banorët e pallateve. Përfitojnë kompanitë private

“Ligji i ri degjeneron bashkëpronësinë”/ Zhllima: Rritet çmimi për banorët e pallateve. Përfitojnë kompanitë private

Avokati Gylsen Zhllima tha në “Mcn Economy” se ligji i ri për bashkëpronësinë e degjeneron cilësinë e bashkëpronësisë. Ai theksoi se pallatet do të merren në administrim nga kompanitë private dhe çmimi për shërbimin do të rritet duke shkuar në 40-50 mijë lekë në muaj. 

Ky ligji i ri ngatërron sepse cilësia e bashkëpronësisë është e normuar me kontratën e atyre që porosisin një apartament, dhe hapësirat publike janë të normuara në Kodin Civil. Tani do bëhet një politikë më fitimprurëse pasi në të ardhmen administratorët do marrin nga 40-50 mijë lekë, pasi do merren në administrim nga kompanitë private. Mund të bëheshin nene shtesë, dhe s’ke pse të vendosësh ligj të ri që bën konflikt të qartë në bashkëpronësinë. Kur një person futet te prona jote, s’mund të marrësh as policinë bashkiake, as policinë e shtetit, dhe as të bësh vetgjyqësi, duhet të shkosh në gjykatën civile që ta heqësh nga vendi që ka zaptuar. Ky ligj e degjeneron cilësinë e bashkëpronësisë. Përfitojnë kompanitë private që në të ardhmen do kenë administrimin e pallateve në Republikën e Shqipërisë. Bashkitë do bëjnë regjistrimin e pallateve. E di çfarë tjetër sjellin problem? Problem sjellin te gjykatat. Nga ky ligj do të rritet shumë çmimi i shërbimit. Në 2027-ën do shkojë çmimi 40 mijë lekë. U jepet atribut kompanive që nesër kur të bëjnë shërbimin të kenë mundësinë të marrin lekët”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy