Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit Ledio Nuraj e konsideroi si nul padinë e Enkelejd Alibeajt lidhur me vendimin e gjykatësit për njohjen e Kuvendit të Berishës.
Nuraj tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se e vetmja palë që mund të apelojë vendimin është PD-ja që përfaqësohet nga Komisioni i Rithemelimit.
Mund të paditet vetëm nga palë të përfshira në proces. E vetmja palë në proces kemi qenë ne, ka qenë Komisioni i Rithemelimit. Këtë proces e rregullon ligji për partitë politike, dhe në bazë të këtij ligji investohet gjykata. Respektohet Kodi i Procedurës Civile. Edhe në pjesën e parë të ankimimit, në bazën ligjore është cituar neni përkatës se kush e bën ankimimit, dhe që në atë nen detyrohet gjykata të mos e pranojë këtë ankim. Në dijeninë time është firmosur nga Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të PD-së, i cili nga data 25 mars nuk është kryetar i komanduar. I vetmi organ legjitim është Komisioni i Rithemelimit. Në bazë të nenit duhet të jenë palët që ankimohen kundër këtij vendimi. E vetmja palë që mund të apelojë është PD e përfaqësuar nga Komisioni i Rithemeleimit. Ky ankimim është nul dhe vetëm sa kërkojnë të marrin kohë personat që duan të ruajnë status quo-në në PD”.



