OBSH: Rritet numri i rasteve me Covid në të gjithë botën

OBSH: Rritet numri i rasteve me Covid në të gjithë botën

Në mbarë botën, numri i rasteve javore Covid-19 u rrit për të tretën javë radhazi, pas një tendence rënëse që kishte zgjatur që nga kulmi i fundit në mars 2022. 

Nga data 20 deri më 26 qershor 2022 janë raportuar mbi 4.1 milionë raste, një rritje prej 18% krahasuar me javën e kaluar. Numri i vdekjeve javore mbeti i qëndrueshëm, duke arritur në 8500. Kjo është bërë e ditur nga buletini javor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).    

Në nivel kombëtar, numri më i madh i rasteve të reja javore u raportua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u raportuan 701,855 raste të reja, e ndjekur nga Gjermania, Brazili, Italia dhe Kina.    

Omicron mbetet varianti dominues i Covid-19 në botë dhe përbën 94% të sekuencave të analizuara në 30 ditët e fundit. Në një javë, Omicron 5 shkoi nga 28% në 43%.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy