Rusta: Trafikndarëset vdekjeprurëse për kalimtarët, shumica përtojnë të kalojnë 300 metra deri te vijat e bardha

Rusta: Trafikndarëset vdekjeprurëse për kalimtarët, shumica përtojnë të kalojnë 300 metra deri te vijat e bardha

Teksa dje dy këmbësorë kapërcejnë trafikndarëset në lagjen Astir2, duke çuar në vdekjen e një prej tyre, ngjarja po bëhet akomë më shqetësuese.

Gazetari Arsen Rusta në një vëzhgim në “MCN live”, thotë se kalimtarët në këtë zonë ngarendin të kalojnë përmes trafikndarëse, pa kaluar në vijat e bardha, gjë që po sjell në shtimin e jetëve të humbura dhe të rrezikuara.

Rusta thotë se trafik ndarëset dita-ditës në këtë zonë po shkaktojnë vdekjet për kalimtarët, sepse ata përtojnë të harxhojnë 2-3 minuta për të kaluar deri në 300 metra për të arritur deri te vijat e bardha, dhe si pasojë preferojnë të kalojnë në mënyrë më të shpejt dhe më të rrezikshme.

Nga kamerat e sigurisë duket momenti kur dy këmbësore kanë ecur me shpejtësi në mes të rrugës kalojnë trafikndarëset, por njëri prej tyre nuk arriti t’i shpëtojë aksidentit.

300 metra ose tre minuta përtojnë të falin nga jeta e tyre, ndërkohë që falin gjithë jetën e tyre siç ndodhi me të riun dje në këtë aksident të tmerrshëm i cili ndodhet vetëm dy minuta nga vendi i aksidentit.

Rusta përmes pamjeve të drejtpërdrejta në MCN tv,, solli edhe rastet se si qytetarët kalojnë këto trafikndarëse duke rrezikuar jetën e tyre dhe të vet shoferëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy