Vizita e fundit si kancelare e Gjermanisë/ Angela Merkel vjen në Shqipëri më 14 shtator

Vizita e fundit si kancelare e Gjermanisë/ Angela Merkel vjen në Shqipëri më 14 shtator

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, më 14 shtator do të bëjë vizitën e fundit si kancelare jashtë shtetit.

Merkel ka zgjedhur pikërisht Shqipërinë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, në 14 shtator të këtij viti.

Në këtë vizitë, Merkel do të takojë të gjithë liderët e shteteve ballkanike, me përjashtim të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç (takimet bëhen në nivel kryeministrash).

Kancelarja, pas takimeve, për të përcjellë mesazhin e saj, do të mbajë edhe një konferencë për media.

Takimin e fundit, ajo pritet ta ketë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ku temë diskutimi do të jenë rrugëtimi në procesin e Berlinit dhe agjenda gjermane në Ballkan.

Merkel e ka vizituar Shqipërinë në vitin 2015, gjatë mandatit të parë të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy