
Eksperti i IT, Edmond Liçaj në ‘MCN Economy’ duke komentuar për ndërhyrjen në sistemin e kadastrës deklaroi se problemi ka qenë teknikë dhe se shteti kërkon zgjidhje politike.
Ai tha se për këtë e ka njoftuar AKSHI-n dy muaj para se ta merrnin vesh që janë sulmuar, ndërsa theksoi se ajo që doli nga raporti ishte ai përfundim që ata kishim dalë prej kohësh.
Sipas tij, infrastruktura e kadastrës nuk ka standardet e duhura dhe se digjitalizmi i shpejtë na ekspozon drejt sulmeve kibernetike.
E vërteta jonë është e hidhur për fat të keq sepse problemet tona siç ishte rasti i sulmit kibernetik shteti mundohet ta zgjasë përmes politikës kur ai ka qenë teknik. Ne marrim indicie nga simptomat dhe mund ta identifikojmë shumë mirë se për çfarë bëhet fjalë ndërsa kur futet politika në rastin më të keq e kthen atë në arritje.
Për këtë kemi folur që ditën e parë, kam njoftuar dhe AKSHI-n 2 muaj përpara se të dilte raporti se ka ndërhyrje në serverat tuaj. Të gjithë kanë raportuar në institucionet përgjegjëse kur kanë parë se diçka nuk shkon dhe kjo na jepte simptoma që këta se dinë dhe kemi parë se intensifikimi i digjitalizimit të Shqipërisë nga raporti që doli ishte fiks ajo që kemi thënë ne prej kohësh.
Një pjesë thotë se mungesa e kontrollove dhe mungesa e akteve rregullator në sistemet e informacionit kanë ndikuar në një zhvillim të pamonitoruar të institucionit. Kadastra nuk ka marrë masa për kalimin e përgjegjësisë së saj tek AKSHI dhe kjo na tregon se digjitalizimi i shpejtë bën që të kalohen shumë hallka ligjorë, teknikë etj. dhe janë marrë në dorëzim infrastrukturat e kadastrës pa standardizimin se si ti kalojë të dhënat nga kadastra te AKSHI.
Pra e thënë thjeshtë, infrastruktura e kadastrës nuk ka standardet e duhura dhe një digjitalizim i shpejtë na ekspozon drejt sulmeve kibernetike. Siguria e të dhënave është një ambient që mund të aludohet shumë sepse ka shumë grupe interesi, shumë konflikte dhe ata që dëmtohen më shumë janë se u sulmuan individë të thjeshtë.
I pyetur nëse mund të jetë e nxituar heqja e regjistrave fizikë përballë këtyre sfidave Liçaj tha se ne jemi futur në revolucionin e katër industrial dhe duhet të digjitalizomi.
Ne jemi në një epokë revolucioni katërt që ka atë bëjë me digjitalizimin. Në këtë situatë është e gjithë bota dhe është jetike që ne të digjitalizomi, por na duhet strategjia, mendësia për të ndërtuar, por problemi është shpejtësia me të cilën u kalua për të arritur këtu ku jemi. Problemi i tokave ka qenë i trashëguar. Sistemet duhet të orientohen drejt unifikimit. Sapo e kemi digjitalizuar ka pasur rrjedhje të dhënash, imagjno ne do të shesim si arritje digjitalizimin por duhet me plan dhe ne se dimë, as ne si ekspert të fushës se cili do jetë hapi i radhës i politikës për digjitalizimin. Dhe kur dalin këto auditet na del se këto procese kanë qenë të shpejta. Politika duhet të bëj hapa pas për t’ua lënë në dorë ekspertëve këtë.



