Partia Demokratike ka ripërsëritur kërkesën e saj të vazhdueshme për arrestimin e kryebashkiaut të Durrësit, Vangjush Dako, pasi sipas demokratëve “Dosja 339”, ka faktuar lidhjen Dako-Rama me botën e krimit.
Në një deklaratë nga selia blu deputeti, Ervin Salianji është shprehur se nga përgjimet e dala nga dosja në fjalë, me anë të bandave është mundësuar blerja e votave.
Sipas demokratëve meqenëese krimi elektoral është faktuar, Dako duhet të arrestohet pasi cdo ditë e tij larg burgut, do të përkthehej në shkatërrim provash.
Demokratët e shohin domosdoshmëri ndëshkimin e krimit elektoral, në mënyrë që sipas tyre të arrihet një zhvillim normal i vendit dhe i një drejtësie të çliruar nga krimi dhe pushteti.



