Kush është gjyqtari që liroi Lulzim Berishën

Kush është gjyqtari që liroi Lulzim Berishën

Tritan Hamitaj është kreu i trupës gjykuese në Gjykatën e Apelit në Durrës që vendosi lirimin e të fortit të Durrësit, Lulzim Berisha. Vendim që mori sot reagim të ashpër edhe nga ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu, i cili akuzoi gjykatën për korrupsion dhe kërkoi indinjatë të qytetarëve përballë vendimeve të tilla. Hamitaj, që shihni edhe në foto ka qenë edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, raporton “Panorama”.

Berisha, një prej emrat e rrezikshëm të botës së krimit në Shqipëri u la i lirë të martën më 6 dhjetor nga Gjykata e Apelit Durrësit, kur i mbeteshin edhe 5 vite nga mbyllja e dënimit.

Në vendimin e plotë të Gjykatës së Lartë, i përbërë nga 448 faqe në total, Kolegji Penal arsyeton se Shkalla e Parë dhe Apeli për Krimet e Rënda ka gabuar duke zbatuar në mënyrë të padrejtë ligjin penal të kohës kur kanë ndodhur tri episode kriminale, në të cilat Lulëzim Berisha akuzohej të kishte konsumuar akuzën e “vrasjes me paramendim”. Sipas Gjykatës, duke iu referuar ligjit të kohës, si ligji më i favorshëm për të gjykuarin Lulzim Berisha, duke iu referuar rrethanave të faktit, provave dhe akuzave që janë ngritur ndaj tij, ekzistonte vetëm një rrethanë rënduese.

Gjykata shprehej që duke qenë se i gjykuari Lulzim Berisha është akuzuar nga Prokuroria për kryerjen e veprave penale, vetëm në prani të rrethanës rënduese të bashkëpunimit, gjykatat nuk mund të dilnin në një konkluzion tjetër. Përfundimisht, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë konkludonte se për të pandehurin Lulzim Berisha duhet të zbatohej ligji përkatës i kohës, para ndryshimeve të pësuara në vitin 2001, ku “vrasja e kryer me paramendim dënohej me burgim nga pesëmbëdhjetë deri në njëzet e pesë vjet burg. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy