
Albana Leka është violinistja më e kërkuar që mban gjallë dasmat dhe eventet në vend.
Ekstravagante dhe e veçantë, pamja dhe stili ndryshe i Albanës ka bërë që krahasa muzikës klasike të përformojë edhe në muzikën moderne, e kërkuar në pube dhe evente të ndryshme.
Për Lekën, edhe pse muzika klasike është dashuria e saj e parë, për shkak të punës në TKOB, zgjodhi të performojë në evente dhe dasme me muzikën moderne.
Muzika klasike është dashuria ime e parë dhe e hershme, vazhdoj aktualisht të merrem në TKOB, prej 27 vitesh, e kam filluar që në shkollë. Paralelisht fillova shkollën dhe punën, vitet e para të demokracisë ose të ndryshimit të sistemit dhe ngaqë emigruan shumë instrumentist, ishte fati im si studentë në atë kohë e Akademisë së Arteve dhe më ofruan këtë vend pune.
Por më pas zgjodha të performojë në dasma, evente edhe synetlliqe, punoj poashtu prej 20 vitesh në këtë rrymën ndryshe krahas klasikes. Nëpër evente që dilnim atëherë kur punoja në klube me bendin që bashkëpunonim, ishin dasmat e para me perfomancë ndryshe, dhe ngaqë edhe nga temperamenti lëvizjet i bëja edhe në muzikën klasike. Kur fillova të interpretoja në sallat e mëdha, kuptova që isha një zjarr i vërtetë, zbulova gjëra ndryshe, më pëlqente, duartrokitjet të bëjnë të ndjehesh shumë mirë.
Di ti ndaj gjërat, ndryshe është të luash muzikë klasike ndryshe këtë zhanrin tjetër, muzikën moderne. Di ti ngjaj gjërat. Hezitim nuk kisha e doja atë punë përderisa e bëra, më pëlqente, sepse më pëlqen muzika live, është tjetër gjë.
E kanë pranuar shumë veta këtë fakt, mund të ketë pasur nja dy nuse që nuk e kanë pranuar, se kuptoj pse duhet pasur xhelozi për atë minutë performancë dhe i bëj gjërat lirshëm siç jam vetë.
Ngaqë performojmë edhe muzikën tradicionale të Shqipërisë së Mesme, shpërthen zjarri.
Leka foli edhe për komentet jo fort të mira në rrjete sociale, të cilat ndodhin shpesh në jetën e përditshme te artistët.
Në instagram nganjëherë u kthej edhe përgjigje, ka komente që më ngacmojnë, psh disa komente për flokët, pse nuk i rrit flokët, dmth nuk më njeh fare dhe më thonë pse si rrit, ose komente të faktit ose prekje, pse i mban kështu je e sëmurë. Pastaj komente të tipit, je si burrë, por pasi u bëj komenti tim, u them vazhdoj të më ndjekësh se do bëhen akoma më keq.
Flokët do ti mbaj kështu siç i kam se jam yll dhe do të më shohësh gjithmonë kështu se jam super yll.
Komentet ishin në fushën profesionale dhe është e pritshme që më xhelozonte, dhe pastaj i kam nxjerrë një muzikë klasike live, dhe bëra një përshkrim.
Dallimi mes performancës në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe perforemancës në evente dallon shumë.
Sipas saj, do mund e perfeksion secila performancë.
Në teatër luaj violë dhe në evente luaj me violinë, kështu që jo gjithkush mund ta bëjë këtë. Jo sepse viola telat i ka ndryshe lexohet tjetër në notal, pozicioni i dorës është shumë më i madh dhe duhet të jesh e aftë të bësh ndryshimin nga pozicioni i violës në atë të violinës.
Në menaxhim të orarit jam në perfeksion, në mënyrën se si i organizoj, shyqyr që ka Inesin që i jep makinës, këtej komunikoj me tjetrin me telefon.
Me Inesin jam gati 20 vjet shoqëri, e njoh që në shkollë, 17 vjet bashkëpunim me të, merremi vesh me sy me njëra-tjetrën.
Dita nis në kompjuter, në këtë orar nis kështu, ashtu ik në punë, jam amvise, gatuaj, kam një ditë të organizuar, jo puna në shtet, palestrën nuk e lë asnjë ditë, pastaj vajzat pavarësisht se ato janë rritur, por kur kanë qenë më të vogla, pa ndihmën e mamasë së bashkëshortit që jetoj me të, nuk do ja kisha dal kurrë, sigurisht edhe mbështetja e vet bashkëshortit, e kam një shok të mirë.



