Protesta e opozitës, Prençi: Nuk ka perimetër për protestuesit, samitin e presim me lule

Protesta e opozitës, Prençi: Nuk ka perimetër për protestuesit, samitin e presim me lule

Me pankarta në duar protestuesit kanë nisur marshimin nga sheshi Skënderbej drejt Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’. “Europe, throw us a life vest!”, shkruhet në një prej pankartave që mbahet nga protestuesit.

I pranishëm në këtë protestë është dhe Shemsi Prençi i cili deklaroi për MCN se nuk ka perimetër për proitestuesit.

Ai tha se ne e duam Europën, por duam të shkojmë tek ajo drejtpërdrejtë dhe jo përmes Serbisë. Prençi shti se samitin do ta presin me lule dhe protestën me parulla.

S’ka perimetër, bulevardi është bulevardi i demokracisë dhe lirisë dhe kryeministri nuk mund ta pengojë sepse ai u përket demokratëve. Kemi ardhur ti themi liderëve se ne e duam Evropën dhe duam të shkojmë atje drejtpërsëdrejti dhe jo përmes Serbisë, ndërsa Rama do të na mbajë të izoluar. Askush kategorikisht s’ka të drejtë të vërë pengesa sepse protestat janë e drejtë kushtetuese dhe të gjithë ata që vendosin kufizime bëjnë krim. Ne do presim me lule liderët evropianë. Raportet sot janë nga më negativet për Shqipërinë dhe në këto kushte populli opozitar do të protestojë brenda dhe jashtë kangjellave, s’ka pengesa për protestën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy