Indeksi i Zhvillimit Njerëzor/ Basha publikon raportin: Shqipëria, ka bërë hapa mbrapa me Ramën

Indeksi i Zhvillimit Njerëzor/ Basha publikon raportin: Shqipëria, ka bërë hapa mbrapa me Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar raportin e përvitshëm të nxjerrë nga UNDP për Indeksin e Zhvillimit Njerëzor për Shqipërinë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha, krahas raportit, ka shkruar se Indeksi i Zhvillimit Njerëzor në rastin e Shqipërisë duhet quajtur indeksi i moszhvillimit dhe ngecjes. Sipas liderit opozitar Shqipëria është në amulli apo vend-numëro për shkak të qeverisjes së Ramës duke bërë hapa mbrapa.

Postimi:

Shqipëria ka bërë hapa mbrapa me Ramën. Shqipëria ka bërë hapa mbrapa me Ramën. Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (Human Development Index ) në rastin e Shqipërisë duhet quajtur indeksi i moszhvillimit dhe ngecjes. Grafiku shumëvjeçar i këtij raporti të përvitshëm të nxjerrë prej Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) demonstron qartë se gjatë viteve të qeverisjes së dështuar të Ramës, Shqipëria është në amulli apo “në vend-numëro”. Mjaft më. Ështē koha për ndryshim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy