Kinezët shpikin një material të ri që pastron ujërat e ndotura nga nafta

Kinezët shpikin një material të ri që pastron ujërat e ndotura nga nafta

Shkencëtarët kinezë kanë shpikur një material polipropileni, i cili mund të përthithë naftën nga uji, një zgjidhje kjo me çmim të ulët dhe më eficient se disa metoda të njohura.

Materiali është në thelb shkumë me një sipërfaqe të ashpër dhe një strukturë me tuba të modeluar sipas hojeve të blerës. Kjo strukturë lejon që uji të rrjedhë lirshëm nëpër tuba derisa nafta të kapet dhe të përthithet në sekonda, thonë studiuesit nga Instituti i Teknologjisë së Materialeve të Ningbo-s.

Por kinezët nuk janë të parët në këtë shpikje. Vetëm pak kohë më parë, një tjetër material absorbues i quajtur nanosfungjer karbonik i polimerizuar me plazmë u shpik nga argjentinasit.

Kërkimet për materiale që ndajnë naftën nga uji kanë prodhuar shpesh shpikje të suksesshme. Por në fund të fundit, ajo që kërkohet është një metodë që të jetë njëkohësisht me kosto të ulët dhe miqësore me mjedisin.

Shpikja kineze bazohet te polipropileni, i cili është një derivat i naftës ose gazit. Kjo e bën atë të lirë, por jo miqësor me mjedisin. Po ashtu, përthithësit me bazë plastike lënë mbetje mikroplastike në ujë.

Ndërsa nanosfungjeri i shpikur nga shkencëtarët argjentinas mund të thithë naftën për gjysmë ore nën rrezatimin UV, por pastaj fillon të thithë edhe ujë, gjë që komprometon efektivitetin e saj.

Gjithsesi, ekziston një përpjekje e vazhdueshme për t’i bërë derdhjet e mundshme të naftës në det dhe rrjedhjet më pak shkatërruese dhe pastrimin e tyre më të shpejtë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy