Tenton të vrasë 18-vjeçaren, në kërkim 21-vjeçari shqiptar në Gjermani

Tenton të vrasë 18-vjeçaren, në kërkim 21-vjeçari shqiptar në Gjermani

Policia Gjermane ka shpallur në kërkim një 21-vjeçar shqiptar, pasi ka sulmuar një 18-vjeçare në qytetin gjerman Aachen.

Ngjarja ka ndodhur të hënën në mëngjes rreth orës 1.40 në rrugën Ottostraße 40 të qytetit gjerman, raportojnë mediat lokale.

Vajza mbijetoi, pavarësisht se u plagos rëndë. Agresori u largua nga vendngjarja megjithatë kamerat e vëzhgimit arritën ta identifikojnë dhe bëhet fjalë për një shqiptar, 21 vjeçar. 

Prokuroria dhe policia e Aachen kërkon ndihmën e dëshmitarëve për ta kapur atë, për shkak se ndaj tij është ngritur procedim penal për “vrasje e mbetur në tentativë”.

21 vjeçari është paraqitur në fotografinë e mediave gjermane dhe kush e njeh lutet të telefonojë policinë e Aachen në numrin papagesë 0241 / 9577 - 31101 ose  0241 / 9577 - 34210.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy