
Pas procesit të votimit të zhvilluar pasditen e djeshme, është zgjedhur kupola drejtuese e Partisë Demokratike.
Flamur Noka është konfirmuar Sekretar i Përgjithshëm, duke mposhtur kështu rivalin e tij Saimir Korreshi.
Nënkryetarë të PD janë zgjedhur Belind Këlliçi, Nikola Kedhi dhe Erisa Bajaziti.
Ndërkohë anëtarë të Komisionit të Apelimit u zgjodhën Adriana Kalaja, Besart Logu, Shaqir Manjani, Suina Asllanaj dhe Gentian Koçi.
Nënkryetarët: Belind Këlliçi, Nikola Kedhi dhe Erisa Bajaziti
Sekretar i Përgjithshëm: Flamur Noka
Sekretar Organizativ: Klevis Balliu
Sekretar për Burimet Njerëzore: Andi Mustafaj
Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore: Marash Logu
Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun: Viola Kapedani
Sekretare për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile: Eva Metaj
Sekretare për Integrimin Evropian: Fjoralba Dizdari
Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën: Ethem Aga
Sekretar për Dixhitalizimin: Etion Kapedani
Sekretar për Infrastrukturën dhe Territorin: Gentian Kaprata
Sekretare për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit: Endira Bushati
Sekretar për të Drejtat e Njeriut: Franc Nuri
Sekretar për të Përndjekurit Politikë: Shkëlqim Lepenica
Sekretar për Pushtetin Lokal: Ylli Asllani
Sekretar për Aksionin Qytetar: Erges Eskiu
Komisioni i Apelimit: Adriana Kalaja, Besart Logu, Shaqir Manjani, Suina Asllanaj, Gentian Koçi



