Shehi: PD e ka brumin për opozitë të fortë, Basha mbajti fjalim serioz

Shehi: PD e ka brumin për opozitë të fortë, Basha mbajti fjalim serioz

Deputeti Dashamir Shehi thotë se grupi parlamentar i PD-së i ka të gjitha mundësitë për të bërë një opozitë të mirëfilltë gjatë katër viteve të ardhshme. Gjatë një bashkëbisedimi në studion e Tema TV, Shehi u shpreh optimist për sezonin e ri politik.

“Basha për herë të parë dje mbajti një fjalim serioz. Ai lëshoi disa sinjale politike, që patëm një marrëveshje, patëm një mundësi. E mbyllëm marrëveshjen dhe nuk u dha më asnjë sinjal bashkëpunimi. Basha ka fuqi, grupi është i mjaftueshëm dhe ka substancë për t’iu kundërvënë palës tjetër, që janë thjesht burokracia e grupit të Rilindjes, jo të PS. Unë jam optimist se ka filluar një sezon i ri politik, kur duhet të jemi më optimistë, se nuk ka më çfarë gënjehet”, tha ai.

Shehi tha se asnjë nga deputetët e maxhorancës nuk foli dje për situatën problematike të zjarreve dhe energjisë në të cilën u gjet vendi gjatë muajve të verës. Sipas tij, gjendja e vështirë dhe mungesa e shpresës po i detyron shqiptarët të nisen drejt emigrimit.  

“Folën dje 16 deputetë socialistë. Asnjë nuk tha se sivjet u dogj Shqipëria. Kjo ndodhi se nuk kishim 3 helikopterë, pak më shuëm zjarrfikëse dhe punonjës më të kualifikuar. Të gjitha këto janë sa 10 % e koncesioneve në shëndetësi. Erdhi vjeshta, do të fillojnë përmbytjet, e njëjta situatë. U trumpetua reforma energjetike. Ku është? Nuk ra shi gjatë verës, u paguan 80 milionë. Pse nuk mbaron rruga Tiranë-Elbasan? 6 vjet ka autostrada në Vlorë. Një copë ka mbetur dhe nuk përfundon ende. Në Tiranë, vijat e bardha i kanë bërë lara-lara. Kryetari i bashkisë del përditë e na tregon përralla. Këta duan të na mbushin mendjen ne se sa bukur po jetojmë. Ne duam të ikim se nuk jetojmë dot këtu, por edhe andej ku shkojmë na marrin për leckash e na sjellin prapë këtu”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy