Niset anija kozmike me 4 austronautë drejt stacionit hapësinor

Niset anija kozmike me 4 austronautë drejt stacionit hapësinor

Katër astronautë, që përfaqësojnë katër kombe dhe agjenci hapësinore në të gjithë globin, nisën në këtë mënyrë një mision të veçantë që pritet të zgjasë më shumë se gjashtë muaj.

Anija kozmike u nis nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida në orën 3:27 të mëngjesit të së shtunës.

Ekuipazhi pritet të ankorohet në stacionin hapësinor rreth orës 8:39 të mëngjesit të së dielës.

Astronautëve do u duhen rreth pesë ditë për të “marrë detyrën” e misioneve nga astronautët e SpaceX Crew-6 , të cilët kanë qenë në stacionin hapësinor që nga marsi.

Ky mision shënon fluturimin e tetë të operuar nga NASA dhe SpaceX si pjesë e programit të ekuipazhit komercial të agjencisë, i cili ka transportuar astronautët në stacionin hapësinor që nga misioni i parë me ekuipazh të SpaceX në 2020.

Astronautët e Crew-7 përfaqësojnë ekuipazhin më të larmishëm ndërkombëtar të SpaceX deri më sot.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy