
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ndodhet sot në qytetin e Pogradecit, ku është takuar me këngëtaren e njohur Ermira Babaliu.
Teksa ka ndarë një foto në rrjetet sociale, Kim tregon edhe historinë e veçantë të njohjes me këngëtaren shqiptare, konkretisht në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani teksa ndërronin avionët.
“Si filloi … si po shkon! Unë dhe Ermira Babaliu u takuam duke ndërruar avionët në aeroportin e Frankfurtit në shkurt të vitit të kaluar. Ne kaluam aq mirë në ato 5 minuta sa premtuam të takoheshim në Pogradec muajin tjetër. Bllokimi i Covid ndaloi takimin tonë, por pas më shumë se një viti, së fundmi jemi së bashku në Pogradec duke mbajtur premtimin. Pas disa orësh, Mira do të këndojë “Kali i Bardhë” dhe hite të tjera, dhe unë do të jem atje për të duartrokitur. Por së pari, Mira më dha një vështrim vjedhurazi buzë liqenit …” shkruan ambasadorja Yuri Kim.



