Shpërthen bomba para Ministrisë së Punës në Athinë

Shpërthen bomba para Ministrisë së Punës në Athinë

Një bombë ka shpërthyer mbrëmë para selisë së Ministrisë së Punës në qendër të Athinës.

Lajmin e ka bërë të ditur policia greke e cila sqaron se asnjë person nuk ka mbetur i lënduar.

Shpërthimi, i cili shkaktoi vetëm dëme materiale, u parapri nga një telefonatë anonime në një media.

Një person i panjohur kishte thënë se para ministrisë kishte një bombë dhe se do të shpërthente 40 minuta më vonë.

Zona përreth ndërtesës u rrethua nga policia dhe bomba shpërtheu rreth orës 01:00.

Sipas transmetuesit ERT, bomba ishte fshehur në një çantë të lënë para portave të një banke pranë ministrisë.

Hetimet po ndiqen nga policia dhe antiterrori.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy