
Kjo grua ka arritur që të udhëtojë 30 herë pa blerë një biletë avioni. Hileja e saj për sukses ishte zgjedhja e një pasagjeri të veçantë dhe ndjekja e tij përgjatë sigurisë.
Marilyn Hartman, 69 vjeçe, doli në titujt kryesorë të gazetave në 2018-n në Britani pasi kaloi nëpër sigurinë e aeroportit Chicago O'Hare për të hipur në një fluturim për në Londër.
Ajo kishte arritur të shmangej nga stafi dhe kishte hipur në një avion të ‘British Airways’ për në Heathrow, por u ndalua pasi mbërriti në Mberëtrëinë e Bashkuar.

Hartman, e cila atëherë ishte 66 vjeçe, u akuzua për vjedhje dhe shkelje penale. Hartman u la e lirë me, por më pas u kap përsëri në Chicago O'Hare në 2019-n, kur u mbajt në paraburgim për akuzat e vjedhjes, hyrje pa leje dhe shkelje të lirisë me kusht.
Ajo kaloi 500 ditë në burg, ku u diagnostikua me çrregullim bipolar, diçka për të cilën po trajtohet. Duke folur gjatë qëndrimit të saj në burg, ajo zbuloi për CBS2 se taktika e saj për të qëndruar pa u vënë re ishte të bashkohej me një bashkudhëtar.
"Kurrë nuk kam qenë në gjendje të hipi në një aeroplan vet. Gjithmonë më kanë lejuar. Dua të them se kam qenë në gjendje të kaloj përmes vijës së sigurisë pa një bord udhëtimi. E kuptova, kjo është gjëja që është kaq e çmendur, duhet të ndiqja dikë, si p.sh. me djalin që mbante një çantë blu. Dhe kështu më linin të kaloja, se mendonin se unë isha me djalin me çantën blu".

Nga viti 2002 deri në 2018-n, Hartman beri 30 fluturime pa blerë një biletë, në Kopenhagë, Paris, Kaliforni, Las Vegas dhe Londër. Ajo përdorte flokët për të fshehur fytyrën dhe për të kaluar agjentët federalë që kontrollonin kartat e bordit.
Hartman aktualisht është në liri me kusht dhe do të kthehet së shpejti në gjykatë. "Dua rastin të kërkoj falje për njerëzit që kam lënduar", thotë ajo.
Burimi: Metro



