
Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u diskutua vendimi i sotëm i shumicës socialiste në Kuvend për të rrëzuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.
Deputeti i PS-së, Ardit Bido, theksoi se SPAK ka mundësi të hetojë rastin deri në përfundim, pa nevojën e autorizimit nga Kuvendi.
Unë personalisht, kam votuar në formën më komode të mundshme. Nëse nuk do të ishte ky vendimi i grupit, nuk do të isha komod. Unë dhe disa kolegë jemi çuar në foltore më parë, dhe kemi ngritur problematikat e mentalitetit të sistemit tonë të drejtësisë, që vjen nga periudha e komunizmit, e inflacionit marramendës të arrestimit me burg, si masë jo ekstreme, por masë e parë. Në tetor, nuk bëri njeri emision, sepse në vendin tonë, çështjet parimore, që formësojmë mënyrën si do të rrisim fëmijët në këtë vend, nuk ka interes.
Mentaliteti i sistemit të drejtësisë, merr një vepër penale, si shkelja e barazisë në tendera, dhe kërkon burg. Kjo nuk ndodh në asnjë vend evropian, në asnjë vend që respekton liritë dhe të drejtat e njeriut. Do të isha shumë jo komod që të miratoja, me përjashtim, nëse do të kishte si element të kërkesës kontroll vetjak dhe i banesës. Ai do të ishte pengimi i hapur i drejtësisë.
SPAK mund të kryejë hetimet deri në fund, të çojë dosjen në gjykatë dhe të kërkojë dënimin.
Gjykata e Lartë, në mënyrë të pavarur, do të vendosë nëse ka faj ose jo, pa nevojën e ndonjë autorizimi nga Kuvendi. Për rastin e masës së sigurisë, ka precedentë të ngjashëm me raste të tjera.
Procesi hetimor mund të vazhdojë pavarësisht se Kuvendi nuk ka hequr imunitetin e deputetes.



