
Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori thotë se karagjozllëku më i dukshëm është me kandidatët e orës së fundit kur luhet si skuadra futbolli në merkato dhe si tregu i gjësë së gjallë.
Nga studio e “Zonë e Lirë” e Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se kur je politikan duhet të bashkohesh me njerëz që ndan parime dhe ide.
Qori shtoi se shumë parti nuk janë parti, por janë bashkime inorganike individësh që luftojnë vetëm për veten e tyre.
“Nuk kanë asnjë ide të përbashkët dhe asnjë besim te njeri tjetri dhe për të qenë të sigurt që nuk do i bëjnë hile njeri tjetrit vendosin nënat, motrat, vëllezërit. Këta thonë që me që nuk i zëmë besë askujt përveç mamit dhe babit në listat e sigurt. Ky është karagjozllëku më i madh. Këta nuk bashkon asgjë me njeri tjetrin, këta të nesërmen e zgjedhjeve do e shajnë njeri tjetrin se nuk i bashkon asgjë. Secili nga ata kanë vetëm një interes, si të bëhen vetë deputet. Në këtë drejtim nuk e kanë problem fare, që jo Dash Sulës ti thonë, por kujtdo tjetër. Këta deshët po u bënë deputetë, siglën tënde kanë, por janë në pazarin e gjësë së gjallë. Se e kanë mandatin personal. Lëvizja Bashkë distancohet me neveri nga kjo praktikë. Njerëzit e zakonshëm janë shumë herë më të virtytshëm.



