Rikthehet ish-drejtoresha e Lojërave të Fatit, merr një post të rëndësishëm

Rikthehet ish-drejtoresha e Lojërave të Fatit, merr një post të rëndësishëm

Luneda Sufali do të jetë drejtoresha e re e Shërbimit Social Shtetëror që nga dita e sotme. Prezantimi i saj u bë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila duke i uruar znj. Sufali suksese në detyrën e re, theksoi mbështetjen për SHSSH, në kapercimin e sfidave me të cilat ky institucion përballet.

Sufali njihet si një nga drejtoreshat e reja që Rama emëroi në krye të institucioneve të rëndësishme pas ardhjes në pushtet në vitin 2013. Ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës së Lojërave të Fatit pikërisht në kohën kur ndaj këtyre të fundit nisi një aksion për futjen në rrugën e ligjshmërisë.

Sufali mbahet mend edhe për një incident në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve dy vjet më parë, kur debatoi me kreun e atëhershëm, Fatmir Xhafaj. Debati dhe replika në limitet e etikës patën shoqëruar mbledhjen e komisionit më të rëndësishëm të institucionit të Kuvendit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy