Ukraina, SHBA: Rusia do të shtojë sulmet e saj në ditët në vijim

Ukraina, SHBA: Rusia do të shtojë sulmet e saj në ditët në vijim

Departamenti i Shtetit ka informacion mbi faktin se Rusia mund të forcojë sulmet ndaj infrastrukturës civile dhe qeveritare të Ukrainës në ditët në vijim.

Kështu deklaroi ambasada amerikane në Kiev, duke nënvizuar se sulmet ruse në Ukrainë vazhdojnë të përbëjnë kërcënim për civilët dhe infrastrukturën civile.

Ndërkohë ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, në një intervistë të raportuar nga gazeta Ukrainska Pravda ka thënë se vetëm dy vende të BE-së nuk i kanë dhënë armë Ukrainës pas pushtimit rus.

Vetëm dy vende të Bashkimit Evropian, Hungaria dhe Austria nuk i dhanë armë Ukrainës pas pushtimit rus. 

Me përjashtim të Hungarisë dhe Austrisë, si një vend neutral, furnizimi me armë në Ukrainë nuk është tabu për asnjë vend evropian, pavarësisht se dikur ishte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy