Andoni: Përplasja Rama-Kurti për Hagën ka pasoja. Jam sy e veshë të shikoj përfaqësimin e PDK në protestë  (VIDEO)

Andoni: Përplasja Rama-Kurti për Hagën ka pasoja. Jam sy e veshë të shikoj përfaqësimin e PDK në protestë (VIDEO)

Analisti Ben Andoni duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi përplasjen deklarative Rama-Kurti mbi procesin në Hagë, mendon që kjo përballje ka pasoja. 

 

Andoni vë në dukje që në Tiranë dhe Kosovë relativizohen disa momente kryesore, si pranimin i Gjykatës Speciale apo episode si fjalimi i Ramës në Këshillin e Europës. 

 

Analisti thotë se është sy e veshë nga protesta e nesërme nëse do të ketë përfaqësim nga PDK, parti që sipas tij është fshehur nga protagonizmi gjatë protestës në Hagë. 

 

Besoj që ka pasoja. Një njeri që është mbështetës o i z.Rama o i z.Kurti do thotë që të dy kanë të drejtë. E dini çfarë çalon, që në vendin tonë dhe Kosovë gjithçka relativizohet. Për shkak të mbështetjes së huaj z.Rama i është dashur që të jetë politikisht korrekt me politikat europiane, që ta mbështesë gjykatën që gjeti bazë nga politika e Kosovës. 

 

Nga ana tjetër në Kosovë, është e vërtetë ajo që thotë z.Kurti, për ardhjen e z.Rama, por z.Kurti shmang një moment që ka qenë shumë i rëndësishëm, dhe që e kam kritikuar, protagonizmin e jashtëzakonshëm të z.Rama në Këshillin e Europës, por sot ajo merr vlerë shumë të madhe, sepse të kesh në dispozicion një kohë në Këshillin e Europës s’është e lehtë për vende si ne. 

 

Z.Rama ka folur mbi një orë për Kosovën dhe raportin e Dick Marty-t, gjë që Kosova për shkak të mungesës së elementët bazikë, e ka të pamundur artikulimin në forumet e larta. Kryeministri është i kufizuar. Relativizimi që bëjnë në Tiranë dhe Kosovë të momenteve kryesore, si e pranuan gjykatën, dhe si Rama mbështeti pjesën e Kosovës në Këshillin e Europës….T’i japim Cezarit atë që është e Cezarit, qeveria e Tiranës duhet të dijë diçka që qeveria e Kosovës ka ndarë 35 milionë euro në ndihmë të avokatëve, të mbrojtjes së tyre. 

 

Jam gjithë sy e vesh nesër të shikoj përfaqësimin e PDK-së. Në protestën e parë në Hagë, ata ishin aty por s’ishin protagonistë. Nëse këtë do ta bëjnë edhe në Tiranë, duket që problemi i UÇK-së s’është vetëm i VV-së, por edhe i partisë së tyre. Rama i ruhet shumë përballjes së të huajve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy