Riparimi i trafik-ndarëses, ARRSH njofton devijimin e aksit Tiranë-Elbasan

Riparimi i trafik-ndarëses, ARRSH njofton devijimin e aksit Tiranë-Elbasan

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se të enjten do të nisin punimet në aksin Tiranë-Elbasan, për riparimin e trafik-ndarëseve prej betoni. Punimet do të sjellin një ngushtim të përkohshëm të karrexhatës për të dyja drejtimet e lëvizjes si Tiranë-Elbasan edhe anasjelltas. ARRSH thotë se janë marrë masat e nevojshme për të mos penguar trafikun.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të mirëmbajtjes së vazhdueshme, nesër, datë 15 korrik, ora 07:30 në aksin Tiranë-Elbasan do të fillojë ndërtimi/riparimi i trafik ndarëseve prej betoni (Neë Jersey).

Punimet do të sjellin një ngushtim të përkohshëm të karrexhatës për të dyja drejtimet e lëvizjes si Tiranë-Elbasan edhe anasjelltas, nga km 10+100 (400 m pa shkuar te rrethrrotullimi i Ibës) dhe km 10+800 (pa shkuar te rrëshqitja e Ibës).

Autoriteti Rrugor së bashku me kontraktorin dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të mos penguar trafikun. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, bizneseve dhe banorëve për këto punime që do të kryhen në rrugë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy