“Veliera”, Dako: Gërmimet po bëhen në mënyrë transparente

“Veliera”, Dako: Gërmimet po bëhen në mënyrë transparente

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, raportuan  sot në Komisionin e Medias në lidhje me projektin e shumë debatuar Veliera në qytetin bregdetar.

Kryebashkiaku Dako u shpreh se në zonën arkeologjike gërmimet po bëhen në mënyrë transparente.

“Ne e konsiderojmë me fat që në ato gërmime kanë dalë pasuri të trashëgimisë kulturore të Durrësit. Jemi në dizpozicion të plotë për të bërë transparentë, i kemi bërë thirrje qytetarëve dhe medias të vijnë të ndjekim gërmimet që bëhen në atë kantier, i cili është i hapur”, tha ai.

Ndërsa ministrja kumbaro tha se projekti Veliera në qytetin e Durrësi është prezantuar në shtator të 2016 dhe se rregullorja e përcakton qartë se ku lejohet ndërhyrja.

“Projekti është prezantuar në shtator 2016 dhe rregullorja e përcakton qartë se ku lejohet ndërhryrja. Në zonën A lejohet rikosntruksioni i rrugëve dhe kanalizimeve. Ndërsa punimet mbikqyren nga institucione të specializuara”, tha ajo.

Projekti Veliera është kundërshtuar nga shoqëria civile me arsyetimin se po shkatërrohet zona arkeologjike e Durrësit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy