Një re e ndotjes radioaktive në Europë në javët e fundit tregon se një aksident ka ndodhur në një strukturë bërthamore në Rusi ose Kazakistan në javën e fundit të shtatorit, deklaron Instituti francez i sigurisë bërthamore IRSN.
IRSN përjashtoi një aksident në një reaktor bërthamor, duke thënë se ka të ngjarë të ishte në një vend për trajtimin e karburantit bërthamor ose në qendrën për mjekësinë radioaktive. Megjithatë, nuk ka pasur ndonjë ndikim në shëndetin e njeriut apo mjedisin në Evropë, tha IRSN.
IRSN, krahu teknik i rregullatorit bërthamor francez ASN, tha në një deklaratë se nuk mund të përcaktojë vendndodhjen e lëshimit të materialit radioaktiv, por që në bazë të hartave të motit, zona më e besueshme ndodhet në jug të maleve Ural, midis Uraleve dhe Lumit Vollga.
Kjo mund të tregojë Rusinë ose ndoshta Kazakistanin, tha një zyrtar i IRSN.
"Autoritetet ruse kanë thënë se nuk kanë informacion për një aksident në territorin e tyre", tha drejtori i IRSN-së Jean-Marc Peres për Reuters. Ai shtoi se instituti nuk ka kontaktuar akoma me autoritetet kazake.
Një zëdhënëse e Ministrisë së Emergjencave ruse tha se nuk mund të komentonte menjëherë. Nuk ishte menjëherë e mundur të bisedonte me autoritetet në Kazakistan apo ambasadën kazake në Moskë.
Peres tha se në javët e fundit IRSN dhe disa institute të tjera të sigurisë bërthamore në Evropë kishin matur nivele të larta të nivelit të ruthenium 106, një nukleogjen radioaktiv që është produkt i ndarjes së atomeve në një reaktor bërthamor dhe që nuk ndodh natyrshëm.
IRSN vlerëson se sasia e lëshuar e rutheniumit 106 ishte e madhe, midis 100 dhe 300 teraBecquerels dhe se nëse një aksident i kësaj shkalle do të kishte ndodhur në Francë, do të ishte kërkuar evakuimin ose strehimi i njerëzve në një rreze prej disa kilometrash rreth aksidentit.
IRSN përjashtoi një aksident në një reaktor bërthamor, pasi kjo do të kishte çuar në kontaminim me radionukleide të tjera. Ai gjithashtu përjashtoi rrëzimin e një sateliti me ruthenium, pasi një hetim i IAEA-së ka arritur në përfundimin se asnjë satelit që ka përmbajtjen e rutenit nuk ka rënë në tokë gjatë kësaj periudhe.
Matjet nga stacionet evropiane treguan nivele të larta të rutheniumit 106 në atmosferën e shumicës së vendeve evropiane, në fillim të tetorit, me një rënie të qëndrueshme nga 6 tetori e tutje.
Instituti tha gjithashtu se probabiliteti i importimit në Francë të produkteve ushqimore, sidomos kërpudhave, të kontaminuara nga rutheniumi 106 pranë vendndodhjes së aksidentit, është jashtëzakonisht i ulët.



