Eksperti i sigurisë Milazim Gashi në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN ka folur lidhur me sulmin në Banjskë të ndodhur nj vit më parë.
Ai tha se Kosova si shtet ka dështuar në kapjen e grupit kriminal, ndërsa Serbia nga ana e saj do mundohet të manipulojë provat dhe të krijojë tension.
Sipas tij të gjitha grupet kriminale kanë qenë të instaluara në veri, por kufijtë e Kosovës nuk cënohen sepse mbrohen nga NATO dhe KFOR të cilët qëndrojnë 1.5 km larg tij.
Duke krahasuar 1 vjetorin unë e ndaj në pitagora realisht ne si shtet dhe operacioneve tona policore kemi dështuar në kapjen e grupit kriminal. Është një lëshim profesional për shkak se kemi pasur mundësi për ti shkuar këtij problemi deri në fund.
Pastaj grupi ka qenë shumë i strukturuar, ka qenë lehtë të lexohet elementi i tyre. Ndikimi i amerikanëve me informacione ka mundur të shpëtojë Kosovën nga një eskalim. Pala serbe e dimë saktë jo vetëm në këtë rast që s’do e dorëzojë Millan Radoiçiç, ndaj Serbia do manipulojë provat me elementë të dyshimta për t’i larguar dyshimet.
Në fund mendoj se do i faturohet Vuçiç i cili e ka të vështirë të largohet nga ky grup. Të gjitha grupet kriminale kanë qenë të instaluara në veri, por kufijtë e Kosovës nuk cënohen sepse mbrohen nga NATO.



