Kryeministri Edi Rama thotë se në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit do të jenë në shërbim të shëndetësisë të gjitha strukturat private spitalore, hoteliere, ambulatore, autoambulancat dhe personeli përkatës shëndetësor.
Rama paralajmëron gjoba deri në 5 milionë lekë pë rata që nuk zbatojnë urdhrin, i cili tashmë ka forcën e ligjit.
Akti normativ hyri në fuqi dhe nga sot ka forcën e ligjit deri në përfundimin e luftës
Ndër të tjera:
Në varësi të dinamikës së spitalizimit të të prekurve nga Covid-19, me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë, vendosen në dispozicion edhe strukturat private spitalore, ambulatore, hoteliere, autoambulancat dhe personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës.
Moszbatimi i këtij urdhri dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (5 milionë) lekë. Në rast mosbindjeje pas vendosjes së gjobës, struktura përkatëse vendoset forcërisht në dispozicion të shërbimit publik shëndetësor dhe personeli përkatës është i detyruar të shërbejë nën drejtimin shtetëror të strukturës gjatë gjithë kohëzgjatjes së infeksionit.



