Charlize Theron, dashuria e re e Brad Pitt

Charlize Theron, dashuria e re e Brad Pitt

Brad Pitt ka një dashuri të re. Aktori 50-vjeçar ka nisur prej një muaji një lidhje me Charlize Theron, raporton shtypi britanik. Si për ironi, ata i ka prezantuar ish-i dashuri i aktores.  Sipas britanikes “The Sun”, Pitt dhe Theron janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në vilën “Los Feliz” që aktori ka në Kaliforni.

Ndërsa hera e fundit që ata kanë dalë bashkë në publik ka qenë pas premierës së filmit “Roma” në Los Angeles, ku janë parë në një bar teksa pinin, ajo një vodka dhe ai një shishe ujë.

Pitt e ka lënë alkoolin pas divorcit nga Angelina Jolie, duke pranuar se pikërisht abuzimi me të ka qenë edhe shkaku i divorcit.

Pitt u divorcua nga Jolie në vitin 2016, ndërsa Theron është ndarë nga Sean Penn në vitin 2015.    

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy