Turqi, nis gjyqi Erdogan kundër "Charlie Hebdo"

Turqi, nis gjyqi Erdogan kundër "Charlie Hebdo"

Në Ankara u mbajt sot seanca e parë e gjyqit kundër të përjavshmes satirike franceze Charlie Hebdo. Presidenti Erdogan e ka paditur revistën për fyerje.

Të pranishëm në sallën e gjyqit, përveç gjyqtarëve, vetëm avokati i presidentit turk Sami Kabadayi ndërsa të pandehurit Julin Serignac, Gerard Biard, Laurent Sourisseau - redaktorë dhe drejtor i revistës satirike - dhe Alice Petit, karikaturistja autore e kopertinës nuk mori pjesë.

Ata rrezikojnë nga 1 deri në 4 vjet burgim në bazë të nenit 299 të kodit penal turk që dënon fyerjen ndaj Presidentit të Republikës.

Gjyqtarët vendosën që nëse të pandehurit komunikojnë të dhënat e tyre personale dhe adresat e tyre të banimit, mbrojtja e tyre mund të merret në konsideratë dhe e shtynë gjykimin për 1 qershor 2022.

Në kontekstin e vrasjes islamike të mësuesit francez Samuel Paty në Paris në tetor 2020, Erdogan shkëmbeu akuza me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili foli në atë kohë për një "krizë" në botën islame. Pas apelit të Erdoganit për bojkotimin e produkteve franceze në Turqi, Charlie Hebdo i kushtoi një kopertinë liderit turk, çka shkaktoi shumë skandale në Turqi dhe provokoi padinë e presidentit turk.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy