(Në foto Erion Ismaili)
SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit janë duke zhvilluar një operacion lidhur me dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit dhe tenderat e dhëna prej këtij institucioni.
Mësohet se lidhur me këtë dosje janë lëshuar gjashtë masa sigurie, ndërkohë që janë ushtruar dhjetëra kontrolle.
Urdhra arresti nga SPAK janë lëshuar për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj "arrest shtëpie", "arrest me burg" për Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj.
Burime pranë MCN bëjnë me dije se zëvendësdrejtori i krimeve i policisë së Tiranës, Erion Ismaili është pezulluar nga detyra.
Për Andi Papën është caktuar “arrest me burg”, ndërsa për Gëzim Hoxhën është vendosur masa e bllokimit të pasaportës.
Ka dyshime që Ergys Agasi bashkë me biznesmenin Ermal Beqiri kanë marrë peng shtetasin Gerond Meçe, një prej biznesmenëve që fitonte më së shumti tendera të AKSHI. Rezulton se pas shantazheve për disa orë ai është detyruar të tërhiqet nga gara në tendera.



