Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka reaguar pas sulmit në dy bazat ushtarake amerikane.
Përmes një deklarate, ministria bën me dije se Forcat e Armatosura nuk kanë efektivë në Irak.
‘Forcat e Armatosura nuk kanë efektivë ne Irak’, është njoftimi i përcjellë nga ministria e Mbrojtjes, në një kohë që janë rritur ndjeshëm tensionet mes SHBA-ve dhe Irakut.
Kujtojmë që trupat amerikane në Irak u goditën nga disa raketa balistike dhe kjo u konfirmua edhe nga Departamenti i Mbrojtjes të SHBA.
Televizioni shtetëror iranian tha se sulmi është një hakmarrje pasi komandanti i lartë i vendit Qasem Soleimani u vra në një sulm me dron në Bagdad, me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump.



