Avokati Genc Gjoktuaj, thirrjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në SPAK e sheh si tepër të vonuar dhe në limitet e kohës.
Në një intervistë për MCN Live, Gjokutaj tha se në gusht të vitit që lamë pas SPAK sekuestroi gjithë dokumentacionin dhe kontratat lidhur me incneratorin e Tiranës, çka tregon faktin se kontratat ishin të paligjshme, si provat që kjo aferë ishte e paligjshme.
Sipas tij, të thërrasësh kryetarin e bashkisë, ditën e fundit të prillit, 8 muaj më vonë, është një dëm i madh i procesit, pasi procesi penal kërkon dinamikë, mbledhjen e provave dhe sa më shpejt të mblidhen provat, aq më shpejt sqarohet fabula.
Veliaj tenton ta manipulojë vizitën e tij në SPAK si rutinë, por ai nuk është as i KLP, as ambasador i huaj që bën vizitë, por ai është një person që hetohet.
Është bashkia e Tiranës që shumë drejtorë dhe punonjës të saj i janë nënshtruar masave të ashpra të sigurimit, çka e çon përtej çdo dyshimi se afera e inceneratorit të Tiranës është korruptive.
Nëse prokurorët do e pyesin Velaij dhe do i thonë ku ndodhet inceneratori, bie gjithë përralla e Veliajt, i cili flet për incenerator, edhe pse nuk ka incenerator.
Sot problemi është cili është çmimi që këto mbetje urbane mblidhen, sa lekë kushton realisht dhe sa ka kushtuar.
Ndërrimi i administratorëve nuk ka ndryshuar çmimin, i cili është 18-20 euro për tonë, ndër më të lartët.
Zoti Veliaj ka një kurajo shumë të madhe, paturpësi ti ofrosh opinionit publik dhe mjedisit juridik, se unë do të shkoj në SPAK, le të jemi kolegë për prokurorët, madje ju kemi dhënë falas edhe godinën për të punuar atje.
Ky është një qëndrim joetik, ndërkohë që zoti Veliaj duhet të shpjegohet gjerë e gjatë për këtë çështje.
Gjithë ky interpretim, nuk bëhet as me paratë e Veliajt, por me fondet publike të qytetarëve.
Thuhet që zoti Veliaj është person që ka dijeni për rrethanat e krimit, është thirrur me këtë cilësi.
Nëse gjatë shpjegimeve dalin të dhëna që e implikojnë nga deklarimet e tij, prokurori ndërpret pyetjen dhe i drejtohet personit në pyetje dhe i thotë tani e tutje, çdo fjalë që mund të thuash mund të përdoret kundra teje, i thotë doni të vazhdojmë pyetjen?
Ky është dallimi nga deklarues nga personi nën hetim. Kur është person nën hetim, caktohen masat e sigurisë, nëse do të hetohet në gjendje të lirë apo në masa të tjera shtrënguese.
Mendoj se SPAK nuk ka çfarë të sqarojë më shumë me zotin Veliaj, i cili edhe për shkak të natyrës që ka më shumë mund ta ngatërrojë SPAK se sa mund ta ndihmojë.
Veliaj ka rënë në kundërshti të madhe me veten, në rastin e arrestimit të drejtorëve të fundit, doli dhe publikisht tha se përgjegjësia është individuale.
Ishte i njëjti qëndrim si zoti Rama, kur procedohen pjesëtarë të qeverisë.
Ai e transferoi gjithë përgjegjësinë e tij tek drejtorët, tek personat e arrestuar dhe deklaroi padijeninë e tij për personin e hetuar.
Veliaj shkon të sqarojë SPAK për veprat që kanë kryer të tjerat për të cilat nuk ka dijeni? Ky është një mashtrues i madh.
Mbi vullnetarizmin e zotit Veliaj për të shkuar në SPAK, unë them se në SPAK dhe në spital njeriu nuk shkon vullnetarisht. Kjo hyn te pjesa e skenografisë.
E rëndësishme është që SPAK të jetë shumë serioz me këtë çështje, se janë vjedhur dy palë zgjedhje me inceneratorin e Tiranës.
Çështja e inceneratorëve duhet të bashkohej në një. Por janë mbajtur qëllimisht veç, që ti jepej kohë zotit Veliaj, që të shkohej deri në limite.
Uroj që prokurorët të mbajnë parasysh afatet, sepse nuk goditet autori i veprës penale.



