
Partizani triumfoi me rezultatin 4-3 ndaj Kukësit, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Superiore.
Një ndeshje spektakolare, me shtatë gola të shënuar, por në fund me tre pikët doli Partizani.
Të kuqtë e nisën vrullshëm, teksa shënuan dy gola të shpejtë me Carën në minutën e 2-të dhe Bintsouka në minutën e 5-të.
Verilindorët reaguan mirë dhe ngushtuan diferencat falë një goli të Salami në minutën e 25-të.
Në minutën e 44-t, ishte sërish Bintsouka, i cili shënoi të tretin për Partizanin, ndërsa i njëjti autor shënoi edhe të katërit. Verilindorët nuk u dorëzuan dhe ia dolën të shënojnë dy herë, duke luftuar deri në fund, por nuk ia dolën të marrin të paktën në barazim.



