Zjarri që përfshiu krejt papritur ashensorin e një pallati në zonën e Freskut i ka marrë jetën një gruaje. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së premtes rreth orës 10:15 në zonën e Freskut, në Tiranë. Brenda ashensorit është gjetur trupi i karbonizuar i një gruaje, e cila nuk ka mundur të shpëtojë nga flakët dhe tymi. Zjarri ishte i përmasave të mëdha , por ende nuk dihen shkaqet e rënies së tij.
Ekipet e zjarrfikësve punuan për rreth 1 orë për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve të pallatit.
Njoftimi i policisë
Tiranë Më datë 20.01.2017, rreth orës 10:00, në rrugën”Muhamet Deliu”, në një pallat, ka rënë zjarr në kollonën e ashensorit, ku në brendësi të kabinës së ashensorit është gjetur i vdekur një person i cili dyshohet të jetë karbonizuar. Shërbimet e policisë kanë bërë të mundur evakuimin e gjithë banorëve të pallatit. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe gjetien e shkakut të zjarrit.



