Paul McCartney dhe vëllai i tij Mike po hapin dyert e shtëpisë së tyre të fëmijërisë për talentet e rinj në muzikë, në mënyrë që ata të shkruajnë, performojnë dhe të frymëzohen për krijimet e tyre.
“20 Forthlin Road” është vendi “magjik” në Liverpul ku Paul dhe John Lennon shkruan hite të paharrueshme si “I Saw Her Standing There” dhe “When I'm 64”.
Artistët e përzgjedhur nga McCartney dhe partnerët lokalë do të kenë mundësinë të shkruajnë muzikë dhe të luajnë në të njëjtin vend si “The Beatles”.
Duke folur për Sky News, vëllai i vogël i Paul, Mike McCartney tha: “Kjo shtëpi për mua është një shtëpi shprese. Dhe shpresoj se do të jetë e tillë edhe për të rinjtë që hyjnë në këto dyer”.
“Aty dolën dy nga kantautorët më të mëdhenj në botë, McCartney dhe Lennon. Kjo shtëpi është kaq unike”, tha ai.



