Samiti i ardhshëm mes Trump dhe Kim Jong-un ka gjasa të mbahet në fillim të vitit

Samiti i ardhshëm mes Trump dhe Kim Jong-un ka gjasa të mbahet në fillim të vitit

Takimi i radhës midis presidentit të SHBA Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un ka gjasa të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm, tha një zyrtar i lartë i administratës të premten.

Të dy palët janë angazhuar në bisedimet mbi takimin e dytë të liderëve pas atij të parit që u mbajt në Singapor në muajin qershor.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të premten se shpreson të takojë homologun e tij të Koresë së Veriut së shpejti për të hedhur themelet për një "hap të madh përpara" për denuklearizimin gjatë samitit të ardhshëm.

Pompeo, në një intervistë për Zërin e Amerikës gjatë një udhëtimi në Mexico City, tha se Kim i tha atij para dy javësh se ishte i angazhuar ndaj premtimeve që ai kishte bërë gjatë samitit të tyre të parë me presidentin Trump, shkruan Reuters.

"Unë kam shumë shpresë se do të kemi takime të udhëheqësve në javët e ardhshme ndërmjet meje dhe homologut tim për të vazhduar këtë diskutim në mënyrë që kur të dy të bashkohen ka mundësi reale për të bërë një tjetër hap të madh përpara për denuklearizimin", tha ai për Zërin e Amerikës.

Pompeo u takua me Ministrin e Jashtëm të Koresë së Veriut Ri Yong Ho në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork në shtator.

Një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit nuk pranoi të sqarojë deklaratën e shefit të diplomacisë amerikane nëse do të takohej me homologun e tij në Washington, apo në një vedn tjetër.

Rodong Sinmun, gazeta zyrtare e partisë së Koresë së Veriut, tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ndërmarrin një qasje me "dy fytyra", ndërsa Washingtoni flet për përparimin në bisedimet e denuklearizimit duke mbajtur sanksionet ndaj veriut.

"Ne nuk duam vullnet të mirë dhe bujari të SHBA, por kërkojmë që ajo të veprojë me parimin elementar të dhënies dhe marrjes", tha Rodom Sinmun në një koment të shtunën.

Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut të premten thanë se kishin pezulluar stërvitjet e përbashkëta të mbrojtjes ajrore në një përpjekje për të siguruar përpjekjet diplomatike me vazhdimin e Koresë së Veriut.

Të dy Koret kanë mbajtur tre samite këtë vit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy