
Royole, kompania që mundi drejtuesit e industrisë si Samsung dhe Huawei ka në prezantimin e smartphone-it të parë të palosshëm, zbuloi versionin e dytë të telefonit të saj që hapet në madhësinë e një tableti në një ngjarje në internet. Quhet FlexPai 2 dhe mbërriti në Kinë duke filluar nga 9,988 juan, me kursin e këmbimit rreth 1,250 euro.
Pajisja përdor një mekanizëm për t’u hapur i ngjashëm me Mate Xs të Huawei.
Mbyllur ka një ekran kryesor 5.5 inç dhe një ekran dytësor 5.4 inç, ndërsa i hapur arrin në 7.8 inç. I pajtueshëm me rrjetet 5G, është i pajisur me një procesor të lartë, Snapdragon 865 të Qualcomm, me 8 ose 12 GB RAM dhe 256 ose 512 GB memorie të brendshme.
Sektori fotografik përbëhet nga një sensor kryesor 64 megapiksel i shoqëruar nga një kënd ultra të gjerë 16 mp, një lente telefoto 8 mp që lejon një zmadhim optik 3X dhe një lente të katërt 32 mp kushtuar portreteve. Përmasat kur janë të hapura janë 186,2 x 133,8 x 6,3 mm; mbyllur 89,4 x 133,8 x 12,8 mm. Pesha është 339 gram.



