
Nëse nuk ndodh një mrekulli, ne jemi të dënuar. Është vetëm çështje ditësh.
Është kjo deklarata e 27-vjeçarit Ilya Samoilenko, komandant ukrainas, i departamentit të fundit që reziston në fabrikën e çelikut Azovstal, në Mariupol.
Në një intervistë për italianen La Repubblica, ai shprehet se situata në Azovstal është e njëjta si një ditë dhe një tjetër.
Tani janë shtatë ditë, ndoshta tetë, kam humbur llogarinë, koha nuk ecën më. Nuk mund ta dallojmë më ditën dhe natën.
U bënë tetë ditë nën rritjen e presionit të armikut, i cili sulmon me forcë duke përdorur tanke, armë detare, aeroplanë, gjithçka.
Ai është i bindur se do të vdesë në ditët e ardhshme, ndoshta edhe në orët në vijim, së bashku me shokët e tij, një mijë burra gjithsej.
Lidhur me mundësinë e një operacioni ai e mohon prerazi.
Edhe sikur të ekzistonte kjo mundësi, ne preferojmë të vdesim sesa të vuajmë poshtërimin e një dorëzimi. Fjala dorëzim nuk ekziston në fjalorin tonë. Do luftojmë deri në fund.



