Flet partneri i Melonit: Nuk jam i majtë, thjesht kemi qëndrime të ndryshme për disa çështje

Flet partneri i Melonit: Nuk jam i majtë, thjesht kemi qëndrime të ndryshme për disa çështje

Andrea Giambruno, gazetari që prej 7 vitesh është partneri i kryeministres së ardhshme të Italisë Giorgia Meloni, ka dhënë një intervistë ku u shpreh se nuk është i majtë, sikundër ka thënë liderja e “Fratelli d’Italia”.

I pyetur nëse duhet të cilësohet: “First Husband”, “First Gentleman” apo “First Partner?”, ai u përgjigj:

Nuk e di. Por një etiketim të ngjashëm me First Lady-n për burrat nuk ka. Të presim një neologjizëm të re”.

Giambruno tha se ishte thjesht një batutë ajo e Giorgia-s që e cilësoi të majtë.

Ishte një batutë: Unë nuk jam i majtë, thjesht kemi mendime të ndryshme për disa çështje etike, siç është vetëvrasja e asistuar. Mendoj se shteti duhet të reflektojë nëse është e drejtë që njeriu të vdesë në shtëpinë e tij, me familjarët apo të detyrohet të shkojë të vdesë në Zvicër. Ne të dy diskutojmë për çështje të ndjeshme që e kuptoj politika duhet të përballet me një përgjegjësi të ndryshme nga unë, që kam vetëm mendimin tim personal”.

I pytur si janë diskutimet mbi të drejtat e LGBTQ +, legalizimin e drogës dhe abortin, ai thotë:

Nuk ka diskutim për abortin: nuk do të gjesh një rresht në të cilin Giorgia konteston 194-ën. Për pjesën tjetër nuk ka debat, flasim dhe secili justifikon qëndrimin e tij”.

Ligji 194 e lejon ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë brenda 90 ditëve të para, për arsye shëndetësore, ekonomike, familjare dhe sociale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy