
Biznesmeni i njohur britanik, Richard Branson fluturoi këtë të dielë në kufi të hapësirës, duke përmbushur kështu një nga ambiciet e tij më të mëdha.
Anija kozmike Spaceflight Unity 22 me miliarderin britanik Richard Branson në bord është ngritur nga baza e operacioneve ‘Virgin Galactic’ të vendosura brenda Spaceport America, në shkretëtirën e New Mexico.
Në bord me Branson ndodhet dhe një ekuipazh prej dy pilotësh, Dave Mackay dhe Michael Masucci, plus tre punonjës të ‘Virgin Galactic’.

Anija kozmike në fluturimin e saj suborbital do të arrijë një lartësi prej 80 kilometra mbi shkretëtirën e New Mexico. Virgin Galactic e transmetojë LIVE këtë event.
Ky është një moment i madh për Virgin. Është një moment i madh për industrinë hapësinore komerciale. Por edhe një moment i madh për Sir Richard Branson, që po tregon se nëse ndjek ëndrrat, mund të kesh një impakt të madh në botë.
Rreth 600 individë kanë paguar tashmë depozita për bileta që do t'i kushtojnë atyre deri në 250,000 dollarë (180,000 £).
Këta janë të gjithë njerëzit që duan të arrijnë një lartësi ku mund të shohin qiellin të bëhet i zi dhe të mrekullohen në horizontin e Tokës ndërsa ajo largohet nga larg.



