Protesta/ Merko, Lleshi dhe Xhemalaj: Nuk ka një grup që e drejton. Për qeverinë teknike duhen njerëz të ndershëm dhe pa poste politike

Protesta/ Merko, Lleshi dhe Xhemalaj: Nuk ka një grup që e drejton. Për qeverinë teknike duhen njerëz të ndershëm dhe pa poste politike

Aktivistët Etleva Merko, Arilda Lleshi dhe Ilir Xhemalaj thanë në studion e MCN Informacion se nuk ka një grup që e drejton protestën.

 

Sipas aktivistëve janë qytetarët ata që vendosin se çfarë do ndodhë. 

 

Etleva Merko: 

 

Qytetarët janë ata që vendosin për pjesën e të folurit. Ata dëshirojnë të ndajnë me ne problematikat që kanë në përditshmëri. Nuk mund të parashikosh asgjë aty se çdo gjë është e qytetarëve. Kushdo nga ne që mund të kërkojë të ndërhyjë është e pamundur. Gjërat që ne kërkojmë çdo ditë është dorëheqja e Ramës dhe qeveria teknike. 

 

Nëse sheshi do mbushet çdo ditë dhe më shuëm siç po ndodh, duhet të jetë mesazh për të gjithë parlamentit, të majtë dhe të djathtë. Duhet të tregohemi të dashur me vendin. Të reflektojmë dhe të shohim përtej kostumeve politike. 

 

 

Arilda Lleshi: 

 

Njerëzit nuk kanë dalë aty se u bë një punë ndër vite nga shoqëria civile dhe sindikata  për t’i nxjerrë aty dhe për rrjedhojë ka përfaqësi legjitime. Njerëzit nuk kanë dalë aty se dolëm ne. Ne e thirrëm, jemi përpjekur ta orientojmë, por nuk jemi përfaqësia legjitime. Nuk është se kemi qenë sekret, por skemi dalë ballë të themi që protesta drejtohet nga ne, sepse nuk drejtohet nga ne. 

 

Dhe brenda Parlamentit Ramës po fillon t’i luhatet pushteti.

 

Jemi fokusuar si mund të arrijmë dorëheqjen. Mendojmë se është e nevojshme një qeveri tranzitore. Emrat të mos dalin nga dy partitë që janë në parlament, por të jenë apartiakë. 

 

 

Ilir Xhemalaj:

 

Kanë qenë disa persona që u ngritën për një padrejtësi që ndodhi në Zvërnec. Policia nuk bëri asnjë reagim. Ishte pika që mbushi kupën. Nga kjo gjë nisi kjo protestë. 

 

Njerëzit e kuptuan që rreziku i kishte ardhur në shtëpinë e tyre, u personifikuan me atë persona që u dhunuan dhe vendosën të reagojnë. Është popull që ka 36 vjet, ose 80 vjetq ë poshtërohet nga kjo lloj klase politike që ka 80 vjet që nuk lëviz nga vendi.

 

Qeverisë i ka dalë jashtë kontrollit kjo protestë. Të shtunën kemi pasur 250 mijë qytetarë në shesh. Kjo qeveri që atë ditë është e deligjitimuar. Kësaj qeverie i ka dalë boja në rang kombëtar. Rama paraqitej si lideri suprem që kishte çdo gjë në kontroll. E jep nuk e jep dorëheqjen ka mbaruar punë. Rama sot qeveris vendon me 17% të votuesve në rang republike. 

 

Duhen njerëz të ndershëm, të papëryer me pushtetin dhe të mos kenë pasur poste drejtuese në parti të ndryshme. Këto emra do të dalin nga tryeza të ndryshme me intelektualë, mësues, sindikalistë. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy