BE voton për veprim urgjent mbi ligjin anti-LGBT në Hungari

BE voton për veprim urgjent mbi ligjin anti-LGBT në Hungari

Parlamenti Europian ka votuar në favor të veprimit urgjent ligjor mbi ligjin e ri të Hungarisë që ndalon dhënien e informacionit për homoseksualitetin moshave nën 18-vjeç.

Legjislacioni i ri shkelte "vlerat, parimet dhe ligjin e BE", thanë eurodeputetët.

Parlamenti shtoi se ligji ishte "një shembull tjetër i qëllimshëm dhe i paramenduar i çmontimit gradual të të drejtave themelore në Hungari".

Kryeministri Viktor Orban këmbënguli se politika e shkollës është një çështje e Hungarisë, jo e "burokratëve të Brukselit".

Në një rezolutë të miratuar të enjten me 459 vota pro, 147 kundër dhe 58 abstenim, eurodeputetët thanë se zhvillimet e fundit në Hungari censurojnë politikën.

Parlamenti i kërkoi Komisionit Evropian që të shkurtojë buxhetin për vendet anëtare që shkelin sundimin e ligjit.

Ata gjithashtu nxitën veprime ligjore kundër qeverisë nacionaliste të krahut të djathtë të Hungarisë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Kritikët thonë se ligji i ri i Hungarisë, i cili hyri në fuqi të enjten, barazon homoseksualitetin me pedofilinë.

"Ky legjislacion përdor mbrojtjen e fëmijëve si një justifikim për të diskriminuar njerëzit për shkak të orientimit të tyre seksual," tha të mërkurën Presidentja e Komisionit të BE Ursula von der Leyen, duke e quajtur atë "një turp".

"Çfarëdo që të bëjnë, ne nuk do të lejojmë aktivistë [LGBT] të hyjnë në kopshtet dhe shkollat ​​e fëmijëve tanë," u përgjigj kryeministri Orban.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy