Mariza Ikonomi: Nuk më pëlqen ndjesia e festivaleve (VIDEO)

Mariza Ikonomi: Nuk më pëlqen ndjesia e festivaleve (VIDEO)

E kthyer nga aventura e saj si Ronbinson Kruzo, duke shëtitur botën e vetme për 8 muaj, Mariza Ikonomi ka filluar të qarkullojë në Tiranën e saj aq të dashur.

E frymëzuar nga kjo eksperiencë, Marizës i "hanë duart" për të sjellë produksione të reja muzikore, por jo në një festival.

Tetori, nëntori dhe dhjetori janë muajt e festivaleve në vendin tonë. Mariza e nisi karrierën e saj në moshë fare të mitur, vetëm 10 vjeçe, me Festivalin e Këngës në Radio-Televizion ,por... sot ajo nuk dëshiron fare të dëgjojë për to, madje nuk i lënë aspak shije të mirë.

E ftuar në programin radio televiziv Sara Radio Shoë, në MCN Radio dhe Tema TV, Mariza është shprehur me shumë sinqeritet se nuk i do më festivalet.

Mariza shton se ka një tjetër vizion për artin e saj, sot është e thjeshtë të bësh muzikë dhe ta lançosh atë me anën e një videoklipi. Ndërsa në skenë preferon të ngjitet në koncertet e saj recitale siç bëjnë artistët në të gjithë botën.

Për Marizën, koha për konkurrim ka përfunduar, pasi asaj vetë nuk i pëlqen më gara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy