Të gjithë drejtorët e Bashkisë Durrës kanë paraqitur dorëheqjen, duke u vënë në dispozicion të një procesi vlerësimi që do të zhvillohet nga një komision i posaçëm.
Ky komision pritet të përmbyllë punën e tij brenda fundit të muajit korrik, për të vendosur se kush prej tyre do të vazhdojë të mbajë postin dhe kush do të zëvendësohet.
Ndryshe nga rasti i Bashkisë Vlorë, ku pati lëvizje të shumta në strukturat drejtuese, në Durrës nuk pritet një "spastrim", por një rifreskim i kufizuar.



