Foto / Bradley dhe Irina, shëtitje me vajzën e vogël

Foto / Bradley dhe Irina, shëtitje me vajzën e vogël

Bradley Cooper dhe Irina Shayk janë fotografuar duke shëtitur me vajzën e tyre të vogël, Lea De Seine.

Në fotot ekskluzive të Daily Mail, ishte vetë Bradley që mbante në krahë vogëlushen e tij, ndërsa nëna e re 31-vjeçare shtynte karrocën dhe ecte me qenin. 

Lea De Seine sipas revistës People ka lindur më 21 mars në Los Angeles. Revista botoi lajmin në prill, duke cituar çertifikatën e lindjes së foshnjës.

Puna zakonisht kërkon që Bradley të shkëputet nga vogëlushja e tij, por “Irina është shumë mirë”, ka thënë së fundmi një burim.

“Ajo ka nënën e saj që kur ka lindur fëmija që e ndihmon. Bradley është shumë herë në ditë në kontakt me Irinën. Është e vështirë për të të jetë larg bebes së tij kur është në punë”, vijon i njëjti burim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy