Ekskluzive/ Linçohet gruaja, i ndërpreu fjalën Berishës

Ekskluzive/ Linçohet gruaja, i ndërpreu fjalën Berishës

U prit me brohorima të mëdha ngazëllyese, por më pas ndodh një incident me Berishë. Një grua në mesin e protestuesve ka ndërprerë fjalën e ish kryeministrit duke iu kundërvënë për deklaratat që ai po bënte.

Ndërsa ishte ulur në mesin e protestuesve në krahë të Berishës, ndërsa ky i fundit po thërriste poshtë Rama, ndërkohë ka ndërhyrë zonja duke thënë poshtë të gjithë juve.

Kjo ka bërë që të reagojnë edhe protestuesit e tjerë duke iu kundërvënë qytetares. Siç shihet edhe në pamie ajo është tentuar që të nxirret me forcë nga mbështetës të ish kryeministrit.

Kjo situatë u duk qartë që bezdisi në maksimum ish kreun e partisë demokratike i cili shkurtoi edhe fjalimin e tij në parlamentin e lirisë siç e ka emërtuar opozita.

Sakaq zonja e cila ndërpreu fjalën e Berishës u nxorr me forcë nga turma dhe siç shihet ajo u godit me syzet e saja ndërsa u mor në mbrojtje nga policia

Më pas ishte deputetja e partisë demokratike Majlinda Bregu ajo që u angazhua për të mbrojtur zonjën e cila shkaktoi këtë incident. Ndërsa më pas bregu debatoi me zë të lartë me një nga personat të cilët nxorën me dhunë zonjën e incidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy