Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Prezenca e një qendre me presion të lartë atmosferik në Ballkanin perëndimor do të bëjë që edhe vendi ynë të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët në pjesën më të madhe të tij, përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë vranësira të shpeshta.

Pjesa e dytë e ditës do të mbetet në ndikimin e motit të kthjellët në ultësirën perëndimore duke lënë me kthjellime dhe vranësira zonat malore, më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat veriore duke rrezikuar shira të izoluar në ekstremin verior. Gjatë natës nuk priten ndryshime të dukshme të motit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi jugor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i ulët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy