Tenderat e AKSHI-t, biznesmeni Gentian Likaj paraqitet në SPAK

Tenderat e AKSHI-t, biznesmeni Gentian Likaj paraqitet në SPAK

Biznesmeni Gentian Likaj është paraqitur në SPAK paraditen e sotme, në cilësinë e personit ndaj të cilit po zhvillohen hetime, në kuadër të hetimeve për dosjen AKSHI.

 

Gazetari Arsen Rusta raportoi për MCN Live, se biznesmeni është pronar i kompanisë “Comunication Progress”.

 

Biznesmeni përmendet në deklarime dhe dëshmi, në hetimin e aferës AKSHI, ku SPAK e ka person nën hetim. Prania e tij me avokat lë të kuptohet se ndaj kompanisë dhe biznesmenit zhvillohen hetime. 

 

Biznesmeni Lika është i njohur në fushën e teknologjisë dje informacionit dhe në fushën e prokurimeve publike.

 

Kujtojmë se një ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme, ishte dhe vetë drejtuesja e AKSHI-t, zonja Mirlinda Karçanaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy